Izrael, sërish rekord infeksionesh me Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Izraeli regjistroi një tjetër rritje rekord të rasteve të koronavirusit, pavarësisht se vendi prej dy javësh është në një bllokadë totale.

Ministria izraelite e Shëndetësisë njoftoi se një ditë më parë ishin konfirmuar 8 919 raste. Të mërkurën vonë në mbrëmje, qeveria votoi për zgjatjen e bllokadës për tre ditë të tjera deri në 14 tetor.

Qeveria miratoi gjithashtu një gjobë prej 500 shekel (150 dollarë) për këdo që gjendet në sukkah-un e dikujt tjetër (një tendë e përkohshme e ngritur në natyrë për të festuar – shën. i përkth.).

Festa fillon të premten dhe zgjat një javë.

Hebrenjtë tradicionalisht hanë vaktet e tyre dhe shumë gjithashtu flenë në sukkahët e tyre, të ngritura në kopshte, madje edhe në ballkone dhe në çati.

Share This Article