Izrael, shënohet rritja më e lartë e rasteve ditore me Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Izraeli gjatë 24 orëve të fundit regjistroi 7.527 raste të reja të koronavirusit (COVID-19), shifra më e lartë ditore që nga shkurti, bëri të ditur sot Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi.

“61 vdekje të lidhura me koronavirusin e kanë rritur numrin e viktimave në mbarë vendin në 1.378”, tha ministria në një deklaratë.

Numri i përgjithshëm i rasteve tani u rrit në 214.458, përfshirë 152.294 të shëruar, tha ministria izraelite e shëndetësisë, duke shtuar se 669 pacientë janë në gjendje kritike.

Izraeli është kthyer në izolim total për shkak të koronavirusit që do të zgjasë për tre javë në një përpjekje për të ndaluar përhapjen e COVID-19.

Share This Article