Izraeli aprovon vaksinimin kundër COVID-19 të fëmijëve mbi 5 vjet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Fëmijët izraelitë të moshës mes 5 dhe 11 vjet tash janë në dispozicion të vaksinohen kundër COVID-19, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë së Izraelit, raporton “Deutsche Welle”.

Minisria ka njoftuar se së shpejti do të njoftojë për datën kur do të nisë vaksinimi i fëmijëve.

Në mesin e popullatës së vet prej 9.4 milionë banorëve, Izraeli ka rreth 1.2 milionë fëmijë të kësaj grupmoshe.

Vendimi vjen pasi që paneli i ekspertëve të Izraelit ka aprovuar planin për vaksinim javën e kaluar.

Agjencia e SHBA-së për Ushqim dhe Ilaçe në tetor ka lejuar përdorimin emergjent të vaksinës së BioNTech-Pfizer, për këtë grupmoshë, në një dozë 10 mikrogramë. Për të gjithë mbi 12 vjet, doza e lejuar është 30 mikrogramë.

BioNTech-Pfizer ka thënë se vaksina ka treguar efikasitet 90.7 për qind kundër COVID në provat klinike për fëmijët të moshës mes 5 dhe 11 vjet.

Share This Article