Izraeli do t’i dërgojë Autoritetit Palestinian të paktën 1 milion doza të vaksinës anti-COVID, në kuadër të marrëveshjes për të shkëmbyer doza, kanë bërë të ditur autoritetet izraelite.
Sipas marrëveshjes, edhe Autoriteti palestinez do të duhet t’i japë Izraelit një sasi të dozave nga kontingjentet e vaksinës që pritet t’i marrë nga fundi i këtij viti.
Rreth 55% të izraelitëve u janë dhënë të dy dozat e vaksinës, si pjesë e kampanjës së vaksinimit masiv, pasi shteti deri më tani ka pranuar miliona doza të vaksinës Pfizer – BioNTech.
Ndërkohë, rreth 30% të palestinezëve që jetojnë në Bregun Perëndimor dhe në Gaza, kanë marrë të paktën njërën dozë të vaksinës, kanë bërë të ditur zyrtarët palestinezë.
Marrëveshja e cila përfshin 1-1.4 milionë doza të vaksinave është bërë i ditur nga zyra e kryeministrit të ri të Izraelit, Naftali Bennett, i cili është betuar të dielën e shkuar, duke zëvendësuar kështu Benjamin Netanyahun i cili ka qëndruar në këtë pozitë për 12 vjet.