Izraeli godet Libanin, vritet një gazetar, bomba në aeroportin e Tel Avivit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Izraeli goditi këtë të premte pasdite disa baza të cilat besohet se i përkisnin grupit militant të Hamasit në Liban. Si pasojë e sulmit raportohet se një gazetar libanez ka humbur jetën, ndërsa sulmi erdhi pasi ushtria izraelite tha se dhjetëra militantë të lëvizjes Shia libaneze Hezbollah po tentonin të kalonit kufirin dhe të futeshin në territoret izraelite, duke rrezikuar kështu hapjen e një tjetër fronti luftimesh.

Ndërkohë Izraeli paralajmëroi rreth 1.1 milionë banorë në veri të Gazës që të lëviznin drejt jugut brenda 24 orëve, dhjetëra civilë po largohen me makinë, kamionë dhe në këmbë që atje. Por, OKB dhe Turqia i kërkuan Tel Avivit të tërheqë një urdhër të tillë, duke paralajmëruar për pasoja shkatërruese humanitare. 

Si pasojë e luftimeve 1300 persona kanë humbur  jetën në Izrael, ndërsa në Gaza numri i viktimave i ka kaluar 1800, ku mes tyre më shumë se 500 janë fëmijë dhe rreth 300 gra. Numri i të plagosurve është rritur ndjeshëm po ashtu duke shkuar në gati 7000.

Si pasojë e sulmeve ajrore izraelite luftëtarë e Hamasit kanë thënë se të paktën 13 pengje izraelite kanë humbur jetën në orët e fundit. Gaza tashmë po përballet edhe me një bllokim total të furnizimit me ujë, energji elektrike, karburant dhe ushqim, për të cilin Izraeli thotë se do të vijojë derisa Hamasi të lirojë të gjitha pengjet dhe anëtarët e grupit militant të jetë vrarë të gjithë.

Situata e krijuar nga bllokada, ka shkaktuar probleme madhore edhe në spitale të cilët paçka se nuk kanë furnizime me energjie elektrike dhe ujë, disa prej tyre edhe po kthehen në gërmadha pasi ushtria izraelite po i sulmon nga ajri pasi pretendon se aty janë fshehur edhe militant të Hamasit. 

Organizata ‘Amnesty International’ ka konfirmuar se njësitë ushtarake izraelite që godasin Gazën janë pajisur me predha artilerie me fosfor të bardhë, por kjo deklaratë u hodh po ashtu nga ushtria izraelite

Share This Article