Izraeli godet ura dhe hekurudha në Iran, Teherani: Kanalet diplomatike me SHBA mbeten të hapura

albnews
By
3 Min Read

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka konfirmuar se avionët luftarakë izraelitë kanë ndërmarrë sulme ndaj infrastrukturës në Iran, duke goditur ura dhe hekurudha.

Sipas deklaratës së bërë nga zyra e tij, objektivat janë përdorur nga Garda Revolucionare e Iranit për transportimin e materialeve të nevojshme për prodhimin e armëve. Netanyahu theksoi se sulmet janë miratuar në koordinim me ministrin e Mbrojtjes, Israel Katz.

Ai shtoi se operacionet nuk kishin për qëllim civilët iranianë, por strukturat shtetërore dhe ushtarake.

“Ky nuk është më i njëjti Iran, as i njëjti Izrael. Ne po e ndryshojmë balancën e fuqisë nga njëri skaj në tjetrin”, deklaroi Netanyahu.

Më herët gjatë ditës, ushtria izraelite paralajmëroi qytetarët iranianë të qëndrojnë larg hekurudhave dhe trenave. Sipas Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), janë goditur tetë segmente urash dhe rrugësh që, sipas tyre, përdoreshin për transport ushtarak.

Nga ana tjetër, autoritetet iraniane raportuan se sulmet ajrore kanë shkatërruar një urë hekurudhore në Kashan, një stacion treni në Mashhad dhe një urë autostrade pranë Tabrizit.

Ndërkohë, pavarësisht përshkallëzimit të situatës, mediat iraniane raportojnë se kanalet diplomatike mes Teheranit dhe Shtetet e Bashkuara nuk janë mbyllur. Sipas këtyre raportimeve, komunikimi indirekt mes palëve vijon, duke lënë hapur mundësinë për një zgjidhje diplomatike.


Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka konfirmuar se avionët luftarakë izraelitë kanë ndërmarrë sulme ndaj infrastrukturës në Iran, duke goditur ura dhe hekurudha.

Sipas deklaratës së bërë nga zyra e tij, objektivat janë përdorur nga Garda Revolucionare e Iranit për transportimin e materialeve të nevojshme për prodhimin e armëve. Netanyahu theksoi se sulmet janë miratuar në koordinim me ministrin e Mbrojtjes, Israel Katz.

Ai shtoi se operacionet nuk kishin për qëllim civilët iranianë, por strukturat shtetërore dhe ushtarake.

“Ky nuk është më i njëjti Iran, as i njëjti Izrael. Ne po e ndryshojmë balancën e fuqisë nga njëri skaj në tjetrin”, deklaroi Netanyahu.

Më herët gjatë ditës, ushtria izraelite paralajmëroi qytetarët iranianë të qëndrojnë larg hekurudhave dhe trenave. Sipas Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), janë goditur tetë segmente urash dhe rrugësh që, sipas tyre, përdoreshin për transport ushtarak.

Nga ana tjetër, autoritetet iraniane raportuan se sulmet ajrore kanë shkatërruar një urë hekurudhore në Kashan, një stacion treni në Mashhad dhe një urë autostrade pranë Tabrizit.

Share This Article