Izraeli i bën thirrje qytetarëve të vet që të largohen nga Turqia

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ditën e sotme ministri i Jashtëm izraelit, Yair Lapid u bëri thirrje shtetasve izraelitë që ndodhen në Turqi të largohen nga ky vend sa më shpejt të jetë e mundur, nga frika e sulmeve iraniane.

‘Pas një serie sulmesh terroriste iraniane në javët e fundit kundër izraelitëve që po pushojnë në Stamboll, ne u bëjmë thirrje izraelitëve që të mos fluturojnë drejt qytetit turk dhe nëse jeni tashmë atje, kthehuni në Izrael sa më shpejt të jetë e mundur’.

Javët e fundit, shtypi izraelit ka raportuar për tentativa sulmesh kundër izraelitëve në Turqi, duke cituar burime që kanë kërkuar anonimatin.

Këto sulme janë penguar falë një bashkëpunimi midis shërbimeve të sigurisë izraelite dhe turke, pasi dy vendet i kanë forcuar marrëdhëniet e tyre muajt e fundit.

Share This Article