Izraeli i pari vend në botë që karantinohet për herë të dytë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Izraeli është vendi i parë në botë që aktivizon për herë të dytë karantinimin kombëtar.

Lajmin e dha në orët e vona të mbrëmjes së djeshme kryeministri Benjamin Netanyahu, i cili njoftoi se kësaj here mbyllja e qytetarëve do të zgjasë tre javë, duke iu referuar edhe një feste kombëtare.

“Nuk do të bëjmë pushimet që jemi mësuar. Praktikisht nuk do të jemi në gjendje të festojmë me të afërmit tanë”, mësohet të ketë thënë në deklaratën e tij kryeministri izraelit.

Aktualisht Izraeli ka pësuar një rritje të frikshme të rasteve të të infektuarve me koronavirus, ku numëron 37.482 raste.

Ndërkohë ditën e djeshme një ministër i kabinetit Izraelit së fundmi ka dhënë dorëheqjen në shenjë proteste  kundër planeve për rivensosjen e izolimit për herë të dytë.

Share This Article