Izraeli Jugor nën kaosin e bombardimeve të Hamasit, rëndohet bilanci i viktimave, tejmbushen spitalet

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy ditë pas nisjes së sulmit masiv të Hamasit, Izraeli Jugor sot është zgjuar nën kaos, ndërsa bombardimet që kanë nisur prej fundjavës kanë mbetur konstante.

Më shumë se 1,100 njerëz janë vrarë në Izrael dhe Gaza që nga dita e shtunë, ndërsa mijëra të tjerë janë plagosur.

Të paktën 493 njerëz kanë vdekur dhe 2,651 janë plagosur në Gaza që kur Izraeli filloi të kryejë sulme ajrore në përgjigje të sulmit të papritur të Hamasit të shtunën herët në mëngjes, tha ministria palestineze e shëndetësisë në enklavë.

Sulmet ajrore të Izraelit që erdhën si kundërpërgjigje kanë zhvendosur 123 mijë palestinezë në Gaza dhe afro 74 mijë po kërkojnë strehim në shkollat e rajonit, sipas OKB.

Spitalet në Gaza janë tejmbushur dhe po përballen me ndërprerjet e energjisë elektrike. OKB ka deklaruar se burimi i fundit i energjisë i Gazës, i vetmi termocentral i saj, mund të përballet me mbarimin e karburantit brenda disa ditësh.

SHBA ka afruar aeroplanmbajtësen e saj më afër Izraelit dhe ka thënë se do të dërgojë më shumë armë, një lëvizje e cilësuar si “agresion” nga Hamasi.

Zyrtarët amerikanë presin që Izraeli të nisë një kundërsulm tokësor në Gaza brenda 48 orëve të ardhshme.

Sakaq, tensionet në rajon u reflektuan edhe në bursën botërore, pasi çmimet e naftës u rritën me hapjen e tregut sot, për shkak të shqetësimeve se ngjarjet e fundit mund të ulin prodhimin në Lindjen e Mesme.

Share This Article