Izraeli ka shkuar edhe një hap më larg me vaksinimin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Izraeli ka nisur vaksinimin e qytetarëve me dozën e katërt të vaksinës kundër koronavirusit. Vaksinimi ka nisur në qendrën mjekësore në Sheba, në periferi të Tel-Avivit, me 150 pjesëtarë të personelit mjekësor.

Ata kishin marrë dozën e tretë në gusht. Të hënën janë vaksinuar me dozën e katërt të vaksinës “Pfizer” dhe “BioNTech”. Stafi, që ka marrë dozën shtesë, është testuar.

Të dhënat kanë treguar se kishin nivele të ulëta antitrupash. Masa e re është marrë pasi autoritetet e shëndetit publik kanë vlerësuar se përhapja e variantit Omicron e bën të nevojshme edhe dozën e katërt për mbrojtjen e popullsisë.

Share This Article