ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ronaldo: Unë jam më i bukur se David Beckham dhe më i njohur se Donald Trump 2 hours ago
Zgjedhjet e balotazhit, Vjosa Osmani: Kemi demokracinë më të fortë elektorale në rajon 2 hours ago
Dronët shkelën hapësirën ajrore, Britania merr në mbrojtje Belgjikën 6 hours ago
Vala e të ftohtit polar përfshin SHBA-në, temperatura rekord edhe në Florida 6 hours ago
Nën hetim për publikimin e videos tronditëse, ish-gjeneralja izraelite dërgohet me urgjencë në spital 6 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Izraeli ka sulmuar dhjetëra anije me naftë dhe armë iraniane në dy vitet e fundit

albnews by albnews
12 March, 2021
in Bota
0
Izraeli ka sulmuar dhjetëra anije me naftë dhe armë iraniane në dy vitet e fundit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

E përditshmja amerikane Wall Street Journal shkruante sot se Izraeli ka goditur me raketa e mina të paktën 12 anije që lundronin drejt Sirisë, shumica e të cilave me naftë iraniane, duke cituar amerikanë dhe të rajonit të Lindjes së Mesme.

Shumica e sulmeve ka përfshirë mina detare të vendosura në Detin e Kuq dhe zona të tjera të rajonit dhe nëse zhvillimet konfirmohen, ky është një front i ri gjysmë-klandestin lufte mes armiqve të betuar Izraeli dhe Irani.

RelatedPosts

Dronët shkelën hapësirën ajrore, Britania merr në mbrojtje Belgjikën

Vala e të ftohtit polar përfshin SHBA-në, temperatura rekord edhe në Florida

Nën hetim për publikimin e videos tronditëse, ish-gjeneralja izraelite dërgohet me urgjencë në spital

Ndërkohë Izraeli ka kryer dhjetëra sulme ajrore ndaj forcave iraniane dhe aleatëve të tyre në Sirinë fqinje, ndërsa për sulmet detare nuk është shprehur.

Edhe kësaj here zyrtarët e Tel Aviv nuk kanë konfirmuar apo mohuar raportimet e Wall Street Journal.

Kjo e fundit shkruan se sulmet detare kërkojnë të bllokojnë zhvendosjen e armëve iraniane në rajon, ndërsa goditjet ndaj cisternave të naftës bëhen prej shqetësimeve se fitimet mund të financojnë ekstremizmin në Lindjen e Mesme.

Zhvillimi vjen pas dy incidenteve me cisterna nafte që kanë shkaktuar ndotje të rëndë ambientale në ujërat pranë brigjeve të Izraelit dhe Libanit, dhe besohet se është kundërpërgjigja e Iranit ndaj Izraelit duke sulmuar një cisternë të këtij të fundit.

Muajin e kaluar shpërtheu cisterna Helios Ray në pronësi të Izraelit  teksa lundronte në Gjirin e Omanit, për të cilën Benjamin Netanyahu fajësoi menjëherë Iranin.

Izraeli ka njoftuar një rrjedhje masive nafte në brigjet e tij të shkaktuar nga një cisternë iraniane që lundronte drejt Sirisë.

Ministri izraelit i mjedisit Gila Gamliel, e quajti zhvillimin “terrorizëm mjedisor” por zyrtarë të tjerë e quajtën atë vetëm një rrjedhje.

Izraeli i koordinon të gjitha aktivitete e tij ushtarake me aleatin e ngushtë SHBA, por duket më hezitues ndaj administratës së re të Joe Biden, i cili ka thënë se do të punojë për rikthimin e marrëveshjes ndërkombëtare bërthamore me Iranin, e cila është shkatërruar nga Donald Trump.

Izraeli ka kryer gjithashtu ‘aventurën ushtarake’ të vrasjes së krye-studiuesit bërthamor të Iranin brenda në Teheran në fund të vitit që shkoi, me mjete të sofistikuara të komanduara në distancë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ronaldo: Unë jam më i bukur se David Beckham dhe më i njohur se Donald Trump

Ronaldo: Unë jam më i bukur se David Beckham dhe më i njohur se Donald Trump

9 November, 2025
Zgjedhjet e balotazhit, Vjosa Osmani: Kemi demokracinë më të fortë elektorale në rajon

Zgjedhjet e balotazhit, Vjosa Osmani: Kemi demokracinë më të fortë elektorale në rajon

9 November, 2025
Dronët shkelën hapësirën ajrore, Britania merr në mbrojtje Belgjikën

Dronët shkelën hapësirën ajrore, Britania merr në mbrojtje Belgjikën

9 November, 2025
Vala e të ftohtit polar përfshin SHBA-në, temperatura rekord edhe në Florida

Vala e të ftohtit polar përfshin SHBA-në, temperatura rekord edhe në Florida

9 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result