“Izraeli kryen sulme ajrore në jug të Sirisë”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Agjencia e lajmeve të regjimit sirian SANA pohon se helikopterët izraelitë përmes Lartësisë së Golanit kanë kryer sulme mbi objektiva në jug të Sirisë

Regjimi i presidentit sirian Bashar al-Asad pohon se Izraeli ka kryer sulme ajrore në disa pika në jug të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia e lajmeve të regjimit sirian SANA pohon se helikopterët izraelitë përmes Lartësisë së Golanit kanë kryer sulme mbi objektiva në jug të Sirisë.

Më tej thuhet se gjatë sulmit janë shkaktuar dëme materiale.

Tashmë dihet se në rajonet Daraa dhe Quneitra, përveç ushtrisë së regjimit, ndodhen dhe grupet terroriste të cilat mbështeten nga forcat Revolucionare të Iranit dhe Hezbollahut libanez.

Po ashtu, forcat e regjimit të Asadit pretenduan se forcat izraelite më 27 prill ndërmorën sulme pranë Damaskut ndërsa më 20 prill në rajonin Tedmur (Palmira) në Homs dhe më 31 mars në lindje të Homsit.

Share This Article