Izraeli ka në plan të fillojë vaksinimin e të rinjve të moshës 12 deri në 15 vjeç kundër COVID-19 javën e ardhshme.
Pas konsultave të gjata, Ministria e Shëndetësisë deklaroi se “rreziqet e infektimit me sëmundjen tejkaluan efektet anësore të mundshme të vaksinimit”.
“Rastet e miokarditit te 16-19-vjeçarët kanë qenë të rralla dhe kryesisht kanë kaluar pa ndërlikime”, thuhet në deklaratë.
Duke pasur parasysh shkallën jashtëzakonisht të ulët të infeksioneve të COVID-19 në Izrael, ministria rekomandon për momentin vaksinimin e pacientëve me rrezik të lartë, e të afërmve të pacientëve me rrezik të lartë dhe e të rinjve në familjet që planifikojnë të udhëtojnë jashtë vendit.