Izraeli njeh Saharanë Perëndimore si pjesë të Marokut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria e Marokut ka bërë të ditur se Izraeli ka njohur sovranitetin maroken mbi territorin e diskutueshëm të Saharasë Perëndimore.

Sipas qeverisë së Marokut, Izraeli po mendon të hapë një konsullatë në Dakhla.

Në një deklaratë për mediat pallati mbretëror i Marokut shpjegoi se qëndrimi i Izraelit ishte shprehur në një letër drejtuar mbretit Mohammed VI nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

Maroku ka pasur kontrollin mbi këtë territor por me pak njohje ndërkombëtare, që nga viti 1975, pas përfundimit të sundimit kolonial spanjoll. Por një lëvizje separatiste, e mbështetur nga Algjeria, ka kërkuar prej kohësh një shtet të pavarur, transmeton Al Jazeera. 

Nga ana tjetër, Maroku pretendon sovranitetin mbi Saharanë Perëndimore, por vende të tjera mbështesin lëvizjen separatiste.

Share This Article