Izraeli nuk do të bashkëpunojë me ICC-në për hetimin e krimeve të luftës në territoret e okupuara

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Izraeli ka thënë se nuk do të bashkëpunojë me një hetim nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) për krime të mundshme lufte në territoret e okupuara, shkruan BBC.

Në një letër drejtuar gjykatës, Izraeli shton e ICC-ja “po vepron pa autoritet” në kryerjen e hetimit.

ICC u dha kohë si Izraelit dhe Palestinës, të cilat nxitën aksionin, deri të premten për t’u përgjigjur.

Çështja kërcënon të dëmtojë më tej marrëdhëniet e tensionuara midis dy palëve.

Muajin e kaluar, autoritetet izraelite anuluan lejen e udhëtimit VIP të ministrit të Jashtëm palestinez në kthimin e tij në Bregun Perëndimor të okupuar nga Izraeli nga bisedimet me kryeprokurorin e ICC-s, Fatou Bensouda, kanë thanë zyrtarët palestinezë.

Me seli në Hagë, ICC-ja u krijua në 2002-n për të sjellë para drejtësisë ata që janë përgjegjës për krimet më të rënda – gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës. Ajo ka fuqinë të veprojë kur një shtet nuk është “i aftë ose nuk dëshiron vërtet” ta bëjë këtë vetë.

Share This Article