Izraeli paralajmëron: Kushdo që i afrohet kufirit të Gazës do të qëllohet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se kanë kryer “sulme të vogla” pranë Gazës, duke lëshuar një paralajmërim të ashpër se “kushdo që vjen pranë kufirit do të qëllohet”.

Zëdhënësi i IDF-së, nënkoloneli Richard Hecht tha se ushtria “po përgatitet për fazat e ardhshme”, por ai nuk ndau më shumë informacion, shkruan CNN.

Izraeli ka dërguar ushtrinë në kufi dhe pajisje ushtarake, ndërsa shton rrethimin e tij në Gaza. Megjithatë, nuk është e qartë se për çfarë lloj operacioni po përgatitet IDF, ose kur mund të ndodhë.

Dy persona u vranë duke iu afruar gardhit të sigurisë kufitare, të cilën ushtria izraelite po punon ende për ta siguruar, sipas Hecht. Ai nuk dha detaje të tjera nëse ata ishin civilë apo të armatosur.

Share This Article