Izraeli rikthen masën për vendosjen e maskës në ambientet e mbyllura

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Izraeli ka rivendosur një kërkesë për mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura mes një rritje të rasteve të coronavirusit, vetëm disa ditë pasi e largoi këtë masë.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, shqetësimi është rritur pasi vendi regjistroi më shumë se 100 raste të reja ditore në ditë të njëpasnjëshme pasi regjistroi zero raste në fillim të këtij muaji.

Shumica e rasteve kanë qenë të lidhura me variantin Delta nga jashtë.

Izraeli ka qenë një nga vendet më të suksesshme në botë në trajtimin e pandemisë së COVID-19.

Vendi zbatoi programin më të shpejtë të vaksinimit, nga ku mbi gjysma e popullsisë prej 9.3 milionë banorë, është imunizuar pjesërisht ose plotësisht. 

Share This Article