Izraeli do t’ia dhurojë rreth 700 mijë vaksina “Pfizer” kundër koronavirusit Koresë së Jugut më vonë gjatë muajit, para se atyre t’u skadojë afati, me marrëveshjen që parasheh që shteti aziatik t’ia kthejë Izraelit të njëjtin numër vaksinash në shtator dhe tetor.
Koreja e Jugut ka shpërndarë shpejt vaksinat ndaj COVID-19, por ka ngecur të merrte mjaftueshëm doza për të shtuar sasinë e vaksinimit.
“Kjo është fitore e dyanshme”, ka thënë kryeministri izraelit, Naftali Bennet, në një njoftim për marrëveshjen të martën. “Së bashku do ta mposhtim pandeminë”.
Një zëdhënëse e Ministrisë së Shëndetësisë në Korenë e Jugut ka thënë të martën se s’ka koment për marrëveshjen, për të cilën fillimisht raportoi gazeta “Haaretz” në Izrael.
Izraeli tashmë ka vaksinuar plotësisht mbi 55 për qind të popullatës.
Koreja e Jugut synon që të arrijë imunitetin e tufës më herët se nëntori, duke imunizuar të paktën 70 për qind të popullatës me të paktën një dozë.

