Izraeli nis 'sulm të madh' ndaj ushtrisë dhe lokacioneve bërthamore të Iranit
Teheran
Ushtria izraelite thotë se nisi një valë sulmesh kundër ushtrisë dhe lokacioneve bërthamore iraniane në një përshkallëzim të madh kundër Teheranit.
Lideri Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, e ka paralajmëruar Izraelin se "duhet të presë ndëshkim të rëndë" pas "krimit" të sulmit ndaj Iranit dhe vrasjes së disa komandantëve dhe shkencëtarëve.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, thotë se operacioni ushtarak do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.
Autoritetet iraniane pezullojnë fluturimet në aeroportin ndërkombëtar të Teheranit, pasi mediat raportojnë se ndërtesa banimi janë goditur në kryeqytetin iranian.
Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Marco Rubio, thotë se SHBA-të “nuk janë të përfshira” në sulme dhe paralajmëron Iranin kundër sulmeve ndaj bazave amerikane në rajon.