Izraeli ua lejon homoseksualëve të bëhen prindër përmes surrogacisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Izraeli të martën i largoi kufizimet që ua ndalonin çifteve homoseksuale dhe burrave beqarë që të bëheshin prindër përmes grave “surrogate” – gra të cilat lindin dhe ua japin foshnjën baballarëve.

“Është një ditë historike për luftën e komunitetit LGBTQ në Izrael”, tha ministri izraelit i Shëndetësisë, Nitzan Horowitz, në një konferencë për gazetarë, kur e dha njoftimin se ministria u ka dhënë qasje të barabartë të gjithëve për shtatzëni surrogate.

Komuniteti LGBTQ në Izrael për një kohë të gjatë ka kërkuar që t’i lejohet kjo metodë për t’u bërë prindër, e cila tashmë është e lejuar për çiftet heteroseksuale dhe gratë beqare, shkruan Reuters.

Në korrik të vitit të kaluar, Gjykata Supreme, të cilës iu paraqit rasti nga aktivistët për të drejtat e homoseksualëve, kishte marrë vendim se ndalimi i shtatzënisë surrogate për çiftet e këtij komuniteti dhe burrat beqarë i shkel të drejtat e tyre dhe duhet të hiqet brenda gjashtë muajve.

Kufizimet vlenin vetëm për caktimin e shtatzënive surrogate brenda Izraelit, prandaj disa persona që u ndalohej një gjë e tillë kanë udhëtuar jashtë vendit për ta realizuar qëllimin e tyre.

Share This Article