Izraeli ul moshën për vaksinimin me dozën e tretë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

 Izraeli njoftoi sot se ka ulur në 30 vjeç moshën minimale për të marrë një dozë të tretë të vaksinës kundër COVID-19, për të luftuar rritjen e infeksioneve për shkak të variantit Delta.

“Injeksioni i dozës së tretë të vaksinës është i autorizuar për personat 30 vjeç e lart që sot”, tha Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë.

Tri javë më parë, Izraeli nisi një fushatë për vaksinimin e personave të moshës 60 vjeç e lart me një dozë të tretë, kryesisht nga Pfizer/BioNTech.

Që atëherë, ai ka ulur gradualisht moshën minimale, pavarësisht thirrjes nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për një moratorium ndaj këtyre dozave përforcuese, me qëllim që të ketë më shumë vaksina për vendet e varfra, ku shkalla e vaksinimit mbetet e ulët.

Share This Article