Izraelit i teprojnë vaksinat anti-COVID

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mediumi gjerman “Zeit im Bild” ka raportuar se Izraeli në muajt e ardhshëm do të furnizohet me shumë doza të vaksinës kundër COVID-19, raporton Gazeta Expres.

Sipas këtij mediumi, Izraeli do të jetë në dilema që t’i fal apo t’i shesë këto vaksina.

“Shumë vaksina në Izrael: kaq shumë doza të vaksinës korona do të shpërndahen në Izrael në muajt e ardhshëm, sa që shumë prej tyre nuk do të jenë në gjendje të përdoren për vaksinim. Tani po i kushtohet vëmendje kalimit të dozave të mbetura vendeve të tjera”, thuhet nga “Zeit im Bild”.

Derisa Izraeli do të jetë në dilema se çfarë të bëjë me dozat e vaksinave që do t’i vinë, Kosova po e shikon mundësinë që të furnizohet nga ky shtet.

Vendi ende nuk ka marrë asnjë dozë të vaksinës kundër COVID-19, andaj po shihet e nevojshme që të kërkohet ndihmë nga Izraeli për sigurimin e tyre.

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj dhe ministri i Shëndetësisë së Izraelit Yuli Edelstein do të zhvillojnë sot një takim virtual, ku do të diskutojnë që Izraeli ta ndihmojë Kosovën që të sigurojë vaksinat Anti-Covid.

Sipas njoftimit të ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPDJ), Izraeli ka shprehur gatishmërinë që ta ndihmojë Kosovën për sigurimin e tyre.

Share This Article