Ja çfarë u diskutua në mbledhjen e selisë blu

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur mbrëmjen e sotme kryetarët e degëve të kësaj force politike. 

Burime për mediet bëjnë me dije se mbledhja ka zgjatur 3 orë. Mësohet se tema e diskutimit ka qene çështja e Reformës Territoriale dhe ajo e Reformës Zgjedhore.

Lidhur me çështjen Berisha, Basha ka thënë se: Nuk e bunkerizojmë PD-në, për interesat e një personi. Në PD nuk do të ketë institucione paralele. Armiku ynë i vetëm është Edi Rama.

Ndërkohë kryetari i PD Gjirokastër, Dasho Aliko i ka thënë Bashës se duhet të dalë në terren të kuptojë atë çfarë po ndodh me PD-në pas vendimit të tij për përjashtimin e Berishës.

Kujtojmë se më herët kryedemokrati i porositi anëtarët e PD-së që të mos firmosin për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të propozuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Share This Article