Ja çka thotë 108 vjeçarja që mori vaksinën kundër Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një nga më të moshuarat e Uellsit, Mary Keir 108-vjeç, ka marrë vaksinën anti-Covid.

E moshuara e cila më parë ka punuar infermiere ka qenë një ndër të parat që ka marrë vaksinën  Pfizer-BioNTech në shtëpinë e kujdesit Awel Twyi në Llandeilo, Carmarthenshire.

“Isha vërtet e lumtur qe mora vaksinën. Ne kemi pritur që ajo të jetë gati. Falënderoj Zotin për njerëzit që kanë qenë në gjendje ta sigurojnë atë për ne. Ne jemi shumë me fat. Tani ndihem shumë më e sigurt dhe më e lumtur”, tha ajo.

Keir ka punuar si infermiere n në Spitalin Llandough në Cardiff, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore.

Kjo është përvoja e saj e dytë e një pandemie pasi ajo  është përballur edhe me shpërthimin e gripit spanjoll në 1918.

Share This Article