Ja kur mbahet Festivali i Filmit në Venecia

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Actress Belen Chavanne attends the photocall of the movie "El Ciudadano Ilustre" (The Distinguished Citizen) presented in competition at the 73rd Venice Film Festival on September 4, 2016 at Venice Lido. / AFP / TIZIANA FABI (Photo credit should read TIZIANA FABI/AFP via Getty Images)

Edhe pse kishte shumë dyshime se Festivali i Filmit në Venecia do të mbahet këtë vit për shkak të pandemisë, Luca Zaia, kryetar i komunës Veneto, ka deklaruar se ngjarja do të ndodhë ashtu siç ishte planifikuar, pra në muajin shtator, shkruan agjencia Female First.

Zaia, i cili është në bordin e drejtorëve të këtij festivali për Bienalen e Venecias, është cituar nga mediat lokale se do të ketë më pak filma këtë vit gjatë festivalit.

Sidoqoftë, lista komplete e filmave nuk do të publikohet deri para fundit të korrikut.

Ndërsa në fillim të vitit ky festival zbuloi se Cate Blanchett do të jetë në krye të jurisë.

Drejtori i festivalit Alberto Barbera tha: “Cate Blanchet nuk është vetëm një ikonë e kinemasë bashkëkohore, por edhe e adhuruar nga regjisorët më të mirë të 20 viteve të fundit. Përkushtimi i saj në fushat humaniste dhe të artit dhe në mbrojtjen e mjedisit, si dhe mbrojtja e emancipimit të gruas në industrinë e filmit e kanë bërë atë një inspirim për shoqërinë. Talenti i saj i madh si aktore, i kombinuar me inteligjencën e saj unike dhe pasionin e sinqertë për kinemanë, janë kualitete ideale për presidentin e një jurie”.

Ndërsa Blanchet ka thënë: “Çdo vit me padurim i pres përzgjedhjet në Venecia dhe çdo vit befasohem. Venecia është festivali me atmosferik i filmit në botë, festim i një mediumi provokues dhe frymëzues siç është kinemaja në të gjitha format e saja. Është një privilegj dhe kënaqësi që të jem presidentja e jurisë këtë vit”.

Share This Article