Ja kush janë 12 drejtorët e rinj të Policisë në qarqe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Janë emëruar drejtorët e rinj të Policisë në 12 qarqet e vendit. 12 drejtorët e rinj në qarqe janë prezantuar në një konferencë nga ministri i Brendshëm Ervin Hoxhaj.

“Pas fazës së konkurrimit, aplikuar për herë të parë, kalojmë sot stafetën e drejtimit të 12 Drejtorive Vendore të Policisë së Shtetit, tek një brez i ri oficerësh me përvojë dhe integritet.

Duke u ofruar mbështetjen e plotë strukturave policore, çojmë para arritjet e deritanishme dhe prodhojmë më shumë siguri për qytetarët tanë”, u shpreh ministri.

Më tej, ai kërkoi nga drejtuesit e rinj të policisë të kenë një qasje më proaktive ndaj ankesave të qytetarëve.

“Ju kërkoj drejtuesve të rinj të policisë të kenë një qasje më proaktive ndaj ankesave të qytetarëve, por edhe shqetësimeve dhe problematikave që media ngre duke i trajtuar me seriozisht dhe paanshmëri”, tha ministri.

Tiranë – Elton Alushi

Durrës – Vilson Bala

Elbasan – Fatmir Hoxha

Shkodër – Fatmir Lleshaj

Lezhë – Altin Mena

Kukës – Gentian Berberi

Dibër – Artion Duka

Fier – Skënder Hita

Berat – Luigj Vathi

Vlorë – Elidon Çela

Korçë – Erion Ahmeti

Gjirokastër – Altin Merizaj

Share This Article