Ja sa para u ofron Britania e Madhe shqiptarëve që pranojnë të kthehen në Shqipëri

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
????????????????????????????????????

Autoritetet shqiptare kanë konfirmuar se shumica e qytetarëve që kanë shkuar në Britani të Madhe ilegalisht janë deportuar drejt Shqipërisë.

Nga BBC kanë mësuar që shumë të burgosurve u janë ofruar 1,500 stërlina nga qeveria britanike nëse pranojnë të kthehen në Shqipëri.

Sipas medias britanike çdo javë turma të vogla mblidhen në pjesën e pasme të aeroportit të Tiranës.

Kjo pjesë e aeroportit është vendi ku mblidhen të deportuarit nga Britania e Madhe.

Sipas procedurave, orë të tëra shpenzohen deri sa të deportuarit shfaqen në aeroport ku priten nga familjarët e tyre.

Fluturimet e kësaj natyre janë në rritje në Shqipëri sidomos pas marrëveshjes së nënshkruar mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe në dhjetorin e vitit të kaluar për parandalimin e emigrimeve ilegale.

Nga qeveria britanike kanë thënë se më shumë se 1000 persona janë kthyer në Shqipëri nga kjo marrëveshje. Vetëm gjysma e tyre vullnetarisht, pjesa tjetër janë kërkesa të refuzuara për azil apo të dënuar.

BBC ka folur me disa të deportuar dhe shumica kishin qenë të burgosur në Britani.

Sipas tyre në këmbim të pranimit të deportimit qeveria britanike u ka ofruar 1,500 stërlina. Pranimi i kësaj oferte nënkuptonte edhe lirim nga burgu para kohe nëse të dënuarit pranonin kthimin në Shqipëri.

Policia shqiptare ka konfirmuar se shumica e të deportuarve janë persona të dënuar për krime në Britani të Madhe.

Share This Article