Shqipëria është padiskutim vendi me rezervat më të pakta të arit në Europë.
Të dhënat e përpunuara nga “Ilsole24ore” tregojnë qartë se Shqipëria ka një pasuri prej vetëm 1.6 tonësh ar, më pak se çdo vend tjetër i Europës i marrë në analizë.
Të dhënat mungojnë për Malin e Zi, Kosovën, Moldavinë, Letoninë apo Norvegjinë.
Fqinjët rajonalë si Maqedonia, Serbia apo Bosnje Hercegovina kanë deri në 11 herë më shumë rezerva në ar sesa Shqipëria. Kështu, Bosnje Hercegovina ka 4 tonë rezerva ari, Maqedonia 6.8 tonë dhe Serbia 17.7 tonë.
Në Europë, në vend të parë është Gjermania me rreth 3380 tonelata metal të verdhë, shkruan Scan.
Gjermaninë e ndjek Italia me rreth 2450 tonë ar dhe Franca me rreth 2435 tonë ar.
Të dhënat i referohen vitit 2015, por duke qënë se rezervat në ar janë të akumuluara ndër vite, e madje ndër shekuj për një pjesë të madhe të shteteve, shifrat mund të konsiderohen si aktuale.