Ja se kur do të përfundojë aeroporti i Kukësit me bileta ‘low cost’

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm një video në Facebook, për projektin e aeroportit të Kukësit, që është në proces ndërtimi. Sipas shefit të qeverisë, aeroporti do të përfundojë brenda vitit të ardhshëm.

“MIRËMËNGJES

dhe duke ndarë me ju kënaqësinë e këtij video-imazhi nga projekti i terminalit të pasagjerëve në aeroportin e ri të Kukësit, ku po punohet intensivisht për realizimin e projektit brenda vitit të ardhshëm, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Aeroporti i Kukësit e ka përfunduar nderimin e tij në vitin 2006, por nuk është vënë asnjëherë në përdorim. Qeveria ka deklaruar se dhënia me koncesion do të mundësojë që përmes këtij aeroporti të fluturojnë mbi 300 mijë udhëtarë në vit me çmime low-cost.


Share This Article