Ja si mund të verifikoni emrin në listat zgjedhore të 25 prillit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Brendshme ditën e sotme ka publikuar, ekstraktin e pestë të listave zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. 

Zyrat e Gjendjes Civile në bashki apo njësi administrative duhet të printojnë ekstraktin e përbërësve zgjedhore sipas vendbanimit dhe qendrave të votimit, nën juridiksionin e tyre territorial.

Ky ekstrakt, si edhe katër të parët, do firmoset nga kryetari i Bashkisë dhe publikohet në ambientet e bashkive në vende me hyrje të lirë të aksesueshme për qytetarët ku çdokush mund të verifikojë emrin në listë.

Nga data 3 shkurt 2021, DPGJC do të nisë verifikimet për publikimin e listës së pestë të zgjedhësve. Çdo qytetar mundet të verifikojë edhe online emrin në listën zgjedhore, përmes portalit qeveritar e-Albania

Ministria e Brendshme njofton se për çdo paqartësi ose problem që lidhet me listën zgjedhore, ftohen qytetarët të kontaktojnë me Zyrat e Gjendjes Civile përkatëse ose në adresat zyrtare të MB.

Ekstrakti i parë i përbërësve zgjedhor u publikua në 5 Tetor 2020, ekstrakti i dytë në 2 Nëntor 2020, ekstrakti i tretë në 1 dhjetor 2020, ekstrakti i katërt në 4 Janar 2021.

Share This Article