Ja si u organizua Java e modës në Londër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Java e modës në Londër, u hap të premten, por pa sfilata në pasarela, për shkak të pandemisë së koronavirusit që po bën që të rimendohet eventi sezonal dhe të rishpiket e gjithë industria.

Përveç formatit 100 për qind digjital, kjo javë mode, që zakonisht i dedikohet koleksioneve për meshkuj, do të përziejë gjinitë, një inovacion ky që do të vazhdojë edhe pas pandemisë.

Për të parën herë që kur u konceptua në 1983, nuk do të ketë modele që të prezantojnë koleksionet e reja para turmave në eventin që mbahet dy herë në vit. Në vend të tyre, disa stilistë, do të prezantojnë koleksionet e tyre pranverë verë 2021, përmes videos.

Gjithçka do të postohet online, përfshirë intervistat me stilistët.

Pandemia globale po godet rëndë modën britanike, me 73 për qind të kompanive në industri që po raportojnë anulime porosish. Në këtë industri janë të punësuar rreth 900 mijë njerëz dhe ajo kontribuon me 38 miliardë euro në produktin e brendshëm bruto të vendit. Edhe para pandemisë, sektori ishte i shqetësuar për pasojat e mundshme negative të Brexitit në atë që është një industri luksi ndërkombëtare.

Share This Article