Ja si u vlerësua Jonida Maliqi pas interpretimit në Eurovision

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Jonida Maliqi entuziazmoi të pranishmit në arenën ku u zhvillua nata finale e Festivalit europian të Këngës, Eurovision, në Tel Aviv të Izraelit, me këngën e kënduar në shqip “Ktheju Tokës”, teksa shorti i kishte përcaktuar radhën e dytë nga nisja.

Faqja zyrtare e Eurovision-it në Facebook dha disa sekuenca të interpretimit, vetëm 29 sekonda, shoqëruar me përshkrimin: Jonida Maliqi na ofroi të gjithë ndjeshmërinë e saj.

Megjithatë, siç vëren BBC në një analizë të shkurtër pas performancës së këngëtares shqiptare, asnjë vend që ka kënduar i dyti në natën finale të Eurovision-it nuk ia ka dalë mbanë të fitojë kompeticionin.

“Ky është një lajm i keq për Jonida Maliqin e Shqipërisë, – thuhet në komentin e Neil Smith, reporterit të BBC-së nga Tel Avivi, – kënga vajtuese e së cilës, Ktheju Tokës, vështirë se do të trondisë dikë sa për ta votuar në mënyrë të konsiderueshme”.

“Çdo këngë, çdo lot është veç një suvenir i hidhur, – thoshte mes notave të saj këngëtarja shqiptare. – Ke humbur identitetin, ndaj kthehu në shtëpi tani”, citohen disa nga vargjet e muzikës.

Jonida i dha asaj fuqi dhe shqiponja gjigante ishte diçka e gjetur, sipas Neil Smith. Por, ai shton se “kjo nuk duket të jetë kënga që do t’i japë fund shterpësisë 15-vjeçare të Shqipërisë”.

Nga mijëra artistë që regjistruan këngët e tyre, vetëm 26 mbetën në garë për trofeun e sivjetshëm. Sipas parashikimeve, Holanda dhe Australia mund të duelojnë për suksesin./Top Channel/

Share This Article