Një nga aktorët më të vetmuar të Hollivudit, Jack Nicholson, ka dalë nga banesa e tij për të parë nga afër ekipin e tij të zemrës, Los Angeles Lakers.
Kjo është hera e parë pas 18 muajsh që 85-vjeçari sheh nga afër një ndeshje basketbolli dhe u fotografua duke u përqafuar me yllin e ekipit, LeBron James, i cili i uroi mirëseardhjen.
Jack Nicholson ka qenë gjithmonë në radhën e parë për të parë Los Angeles Lakers që në vitin 1970. Ai rregullonte agjendën e tij që gjithmonë të ishte i lirë në orarin kur luante ekipi kalifornian ndeshjet e NBA.
Por, që pas pandemisë së Covid-19, ai e rralloi shumë prezencën e tij në pallatin e sportit.