Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka reaguar pas dënimit me burgim të përjetshëm të ndaj të dyshuarit për vrasjen e Donjeta Pajazitajt.
Gjykata Themelore e Pejës sot dënoi me burgim të përjetshëm Naser Pajazitajn për vrasjen para katër vjetësh.
“Drejtësia më në fund dha verdiktin e saj për vrasjen e Donjeta Pajazitit! Vendimi i Gjykatës Themelore në Pejë për ta dënuar me burgim të përjetshëm vrasësin e së ndjerës dëshmon se e vërteta mund të gjindet nëse sistemi funksionon si duhet!” ka shkruar ajo në Facebook.