Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate dhe ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka reaguar ndaj gazetarit britanik, i cili lobon kundër Kosovës, ku Krasniqi nuk ka kursyer as fjalët banale ndaj tij dhe gazetarëve të tjerë si ai.
“Edhe gazetarët britanikë kanë “drejtë “ ta shesin zanatin e tyre të përmutur?! Mbase zanatet janë për shitje?! Inshalla vetëm zanatet?!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
I ashtuquajturi gazetar, Graham Phillips vazhdon të qëndrojë në Kosovë dhe të publikojë video kundër Kosovës dhe UÇK-së, duke e quajtur UÇK-në ushtri terroriste.
Postimi i Krasniqit në Facebook:
SHEKULLI XXI, SHEKULL MË SHUMË TALLAVA
Mua nuk me habiti ky farë gazetari britanik! Pasi gazetaria kudo është bërë zanat për shitje! Madje as ne në Kosovë e Shqipëri nuk jemi hiq imun. A nuk e kemi qitur edhe ne UÇK-në në bankën e zezë? Veç kêsaj edhe gazetarë e jo gazetarë edhe në Perëndimin Demokratik shkruajnë e flasin për para. Kështu është pothuajse në secilin vend edhe të BE-së.
Është për tu habitur pse njerëzve të tillë u jepet hapësirë në mediet tina?! Kur të gjithë e dimë se shumë akuza që UÇK-së që i janë bërë nga Del Ponte e më vonë nga Dick Marti e raporte të tjera, janë shërbyer nga medie që shkruajnë shqip!.
Si po duket tallavaja në shekullin XXI nuk ka mbetur vetëm në muzikë, por i ka përfshirë edhe shumë segmente të tjera të jetës në kohën tonë. Madje të paprekura nuk kanë mbetur as politika e lartë e diplomacia botërore?!
Edhe gazetarët britanikë kanë “drejtë “ ta shesin zanatin e tyre të përmutur?! Mbase zanatet janë për shitje?! Inshalla vetëm zanatet?!
P. S.
Saktesia gjuhesore ka
rendesi. Une kam shkruar:
Edhe gazetarët britanikë kanë “drejtë “ ta shesin
zanatin e tyre të përmutur?!
Kjo nuk eshte per gjithe gazetarine, por cdo gazetar i tille e njeh veten e
tij.