“Jam armiku më i madh i Putin, më kanë helmuar, po vdes” apeli i presidentit të “revolucionit të trëndafilave” drejtuar Macronit

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kam luftuar gjithë jetën time për lirinë dhe reformat kundër imperializmit rus. Putin me cilëson si një nga armiqtë e tij kryesorë, ka deklaruar publikisht se do më vriste. Tani jam helmuar në burg, po vdes dhe nuk kam më shumë kohë”.

Fjalët nuk vijnë nga ndonjë gjeneral ukrainas i kapur rob, por nga një letër për presidentin francez Emanuel Macron nga personi që ka drejtuar nga viti 2004 deri në 2013 një tjetër vend ish-sovjetik, Gjeorgjinë.

Bëhet fjalë për Mikheil Saakashvilin, avokatin e rritur dhe arsimuar në Shtetet e Bashkuara që u kthye në vendlindje duke u shndërrua në protagonistin e revolucionit të ”trëndafilave” të vitit 2003, që mbylli ndikimin sovjetik në atë vend, duke detyruar tërheqjen e presidentit  Eduard Shevardnadze, që e kishte drejtuar vendin nga vitet ’70. 

Por vitet e pushtetit të Saakashvilit, me qasje pro perëndimore dhe pro NATO, u karakterizuan jo vetëm nga sulmi ushtarak rus në verën e vitit 2008, gjatë lojërave olimpike, por edhe nga akuzat për abuzim me pushtetin. 

Me mbarimin e mandatit ne 2013, Saakashvili bëri sërish bujë në opinionin publik sepse mori nënshtetësinë ukrainase dhe dy vite më vonë u emërua guvernator i Odesës, një karrierë ndoshta unikale në histori.

Në konflikt me presidentin ukrainas të  atëhershëm Poroshenko, ai fillimisht u rikthye në Nju Jork, dhe më pas u rikthye i ftuar nga presidenti Volodymyr Zelensky, i cili paradoksalisht po përjeton dinamika të ngjashme me të, të paktën në lidhje me Moskën.

Zelensky i dha atij një vend prestigjioz si kreu i Këshillit Kombëtar për Reformat, por një vit më pas gjeorgjiani vendosi të rikthehej në Tbilisi, ku u arrestua në tetorin e vitit 2021 me akuzën e abuzimit me pushtetin, i dënuar me 6 vite burg.

Tashmë gjendja shëndetësore e 54-vjeçarit duket kritike, me analiza të kryera nga ekspertë amerikanë që pohojnë se në gjakun e tij janë gjetur sasi të mëdha arseniku dhe merkuri, ndërkohë që ka akuza se autoritetet gjeorgjiane nuk po bëjnë atë që duhet për ta shëruar. Apeli ndaj presidentit Macron, i shkruar në frëngjisht me një kaligrafi që dëshmon gjendjen e tij të vështirë, arriti dorazi një gazetareje të së përditshmes Le Monde. Në fillim të letrës, tre germa, SOS.

Share This Article