“Jam gati të infektohem, vetëm që të luaj”: Rakitic trondit Barcelonën

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndërsa Qeveritë, Ligat e Federatat e vendeve të ndryshme diskutojnë nëse, si e kur mund të fillojnë, ka futbollistë që bëjnë presion për tu kthyer të luajnë në fushë. I vendosur në këtë drejtim Ivan Rakitic, mesfushori kroat i Barcelonës që i intervistuar nga e përditshmja spanjolle Marca nuk ka përdorur lojëra fjalësh për të treguar ndjesitë e tij dhe idenë në kufijtë e normalitetit: “Jam gati të rrezikoj duke u infektuar, por dua të kthehem të luaj”.

“E them me ndërgjegjësim të plotë që rreziku do të jetë shumë i vogël, por edhe për solidarietet me ata që kanë luajtur për ne nga minuta e parë e që do të vazhdojnë kështu për shumë ditë”, shton Rakitic. “Duhet të luajmë me masat e duhura të sigurisë, duke e ditur që nuk do të jetë asnjëherë 100% e sigurtë, për ne si për cdo punëtor tjetër. Mendoj që e kemi këtë borxh, duhet ti kthejmë shoqërisë atë që kemi marrë gjatë këtyre viteve, e nuk flas vetëm në terma ekonomikë: duhet të kthehemi të zbavisim njerëzit, sepse nuk flitet vecse për virusin. Lexoj në këto ditë për dëmet ekonomike, për kalendarë, për rënie nga kategoria, por nuk lexoj asgjë për pasionin e njerëzve. Natyrisht, kur shoh sa milionë njerëz lëvizin rreth futbollit, taksat, vendet e punës. Por nuk është vetëm kjo. Duhet të mundohemi ti zbavisim përsëri njerëzit me futbollin, duke i ofruar me kurajon e forcën tonë një suport të gjithëve”.

Share This Article