“Jam gati të përballem me këdo”, Mickoski: Politikanët europianë kanë motive talebane

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka reaguar pas deklaratave për mediat greke, të Kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis se elita e re e Shkupit duhet të përdorë emrin zyrtar ‘Maqedonia e Veriut’ dhe jo ‘Maqedoni’, në të kundërt do të ketë pengesa në rrugën e Shkupit drejt Bashkimit Europian.

Mitckoski thotë se është gati të përballet me Mitsotakis në çdo takim të afërt. “Jam duke u përgatitur. Unë jam një person që përgatitem dhe më pëlqejnë sfidat. Do të doja ta shihja edhe këtë sfidë. Qëndrimi im është i qartë dhe askush nuk duhet të ketë asnjë dyshim për këtë.

Nëse në Evropë ka politikanë që paraqiten si politikanë evropianë të shekullit të 21-të dhe kanë brenda tyre motive talebane dhe duan të rrezikojnë të drejtat e njeriut të garantuara nga shumë konventa ndërkombëtare, atëherë unë jam gati. Më intereson të ndërtoj ura, jo t’i shemb dhe të flas me argumente, në bazë të të dhënave, tha Hristjan Mickoski në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve në Shkup.

Share This Article