‘Jam gazetar si ju’/ I strehuar në ‘Qytet Studenti’, flet afgani: Plani ynë është të rrimë këtu, pastaj do ikim

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Për mediat e ndryshme në vend disa prej tyre janë shprehur se janë pritur mirë e se ndihen më të të sigurtë.

 Afganët ndodhen tashmë të akomoduar në godinat e ‘Qytet Studentit’ në Tiranë. Për mediat e ndryshme në vend disa prej tyre janë shprehur se janë pritur mirë e se ndihen më të sigurtë. Një prej tyre tha se është në profesion gazetar.

‘Gazetar njësoj si ju. Plani ynë është të rrimë këtu disa ditë e më pas të shkojmë në vendet e tjera.- tha afgani për ‘Balkanweb’.

154 qytetarë afganë mbërritën gjatë natës së kaluar në Shqipëri, në dy fluturime: 95 nga Kabuli në ora 22.45, ku u pritën nga ministrja Xhaçka dhe ambasadorja Yuri Kim dhe 59 persona nga Doha në ora 1 pas mesnate, në pritjen e të cilëve mori pjesë edhe kryeministri Rama.

Share This Article