‘Jam gruaja më e urryer në Britani, por jam shumë e bukur’

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ajo është konsideruar si “gruaja më e urryer” në Britaninë e Madhe, pasi zbuloi se gënjeu se ishte në depresion për të bërë një ndërhyrje në hundë në NHS.

Ndërsa tani Carla Belluci ka pohuar se është e urryer sepse është shumë e nxehtë. 40-vjeçarja nga Hitchin, Herts, e cila sapo është kthyer nga një udhëtim 8 mijë paund në Dubai, ka thënë për “Daily Star” se abuzimi me të cilin ka hasur vjen pasi është e bukur.

Ajo ka thënë se edhe gratë e kritikojnë atë. E kjo nuk është hera e parë që Carla është në qendër të polemikave.

“Jam gruaja më e urryer në Britani”, 40-vjeçarja:

Disa javë më parë, 40-vjeçarja i tha “po” partnerit, i cili i propozoi për martesë me një unazë diamanti me vlerë 6000 paund.

Teksa familja e saj në shtëpi ishte e emocionuar nga lajmi, fansat e kritikuan se kishte lënë fëmijët vetëm në shtëpi.

Por duke folur për “Fabulous”, Carla ka thënë se fëmijët nuk ishin vetëm, pasi ishin me gjyshen.

“Gjithmonë kam shkuar me pushime me fëmijët, kemi kohën tonë. Por të bësh pak pushime vetëm me partnerin është e rëndësishme, të ndihmon të mbash të fortë marrëdhënien”, ka shtuar Carla.

Share This Article