Një episod aspak i këndshëm është regjistruar në Seattle, aty ku Interi i Cristian Chivu-t është duke zhvilluar përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të fazës së grupeve të Kupës së Botës për Klube, kundër Uraëa Red Diamonds dhe River Plate.
Në momentin e zakonshëm kushtuar autografeve dhe selfie-ve me tifozët, Francesco Acerbi ishte protagonist i një diskutimi të ashpër me një tifoz i cili u shfaq i veshur me një fanellë të Paris Saint-Germain.
Tifozi i ekipit francez ishte duke brohoritur emrin e sulmuesit parizien Barcola, duke ironizuar kështu mbrojtësin zikaltër Francesco Acerbi, në lidhje me driblimin e pësuar nga lojtari i Interit në finalen e Ligës së Kampionëve të humbur me rezultatin 0-5 në Mynih.
Vënien në lojë nga tifozi i PSG, Acerbi nuk e priti mirë dhe u përgjigj ashpër me ndihmën e një përkthyesi.
“Unë jam një person serioz dhe nuk më pëlqen të më ngacmojnë. Nëse më quani ‘Acerbi-Barcola’, jo, nuk është në rregull, sepse jam i çmendur. Dhe do t’ju rrah keq”, i tha Acerbi tifozit që e talli.
Videoja e momentit të sikletshëm përfundoi menjëherë në rrjetet sociale.