“Jam i sëmurë me zemër, kam nevojë për trajtim”, u arrestua në Rinas, gjykata cakton 15 ditë burg për kritikun e Kremlinit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjykata e Tiranës ka caktuar burg me afat 15 ditor për 57-vjeçarin rus Aleksandër Bobovnikov i cili u arrestua në Rinas nën akuzën për mashtrim. Bobovnikov në dëshminë e tij mësohet se tha se nuk i pranon akuzat e ngritura nga Rusia dhe se ka ardhur si turist për disa ditë pushime.

“Nuk kam ndërmend të iki dhe të pranoj akuzat. Jam i sëmurë me zemër e kam nevojë për trajtim”, tha ai.

Mësohet arsyeja se përse 57-vjeçari ishte shpallur në kërkim, është pasi është shprehur kundër luftës në Ukrainë. Ai më herët ai është ndaluar në Firence, por gjykata italiane ka ndaluar ekstradimin për shkak të natyrës politike të çështjes për të cilën kërkohej në vendin e tij. 57-vjeçari disponon edhe pasaportë izraelite teksa bëhet me dije se vendet e Bashkimit Europian e kanë refuzuar arrestimin e tij.

Share This Article