ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta? 12 minutes ago
Sylvinho: Do të bëj duet me Dua Lipën nëse kualifikohemi për në Botërorin 2026 16 minutes ago
Shumë vetëvrasje në Shqipëri, në janar – nëntor 2025, 104 raste 18 minutes ago
Fitoi finalen dhe bëri shqiponjën, sportisti shqiptar përjashtohet nga gara në shtetin fqinj 20 minutes ago
SPAK i kap Agasit një pajisje përgjimi në zyrë – Emrat e të përgjuarve 22 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

“Jam i vdekur për së gjalli”, Flori Mumajesi rrëfen detaje nga jeta personale

albnews by albnews
8 November, 2022
in Albania
0
“Jam i vdekur për së gjalli”, Flori Mumajesi rrëfen detaje nga jeta personale
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Vetëm një ditë pasi njoftoi se kishte hequr disa nga këngët e tij nga Youtube, këngëtari Flori Mumajesi në disa video të publikuara në rrjetin social “Instagram” ka ndarë detaje nga jeta private ndërsa gjendja emocionale e tij shihet qartazi që është e ngarkuar.

“Nuk kam lexuar komente, portale, tituj që i kisha marrë parasysh që para se t’i bëja. Unë s’jam artist, jam njeri si ju, si të gjithë ju. Mbase këtë mburojën emocionale e kam pak më të dobët dhe sa vjen edhe dobësohet më shumë, ndoshta edhe nga konsumi. Është histori emocionale, jete, cikli i jetës. Duke nisur me këngën “Thjesht të du”, që është simboli jetës, i dashurisë. Para disa ditësh isha në Greqi dhe mbase prandaj e bëra atë videon. Aty u ngarkova me shumë emocione dhe ndoshta s’duhet të kisha reaguar ashtu. Kam qenë i vogël, 13-14 vjeç, ku pësova dhimbjen më të madhe në jetë, të parën.  Një ditë pasi im atë doli nga spitali…” tha Flori.

RelatedPosts

Sylvinho: Do të bëj duet me Dua Lipën nëse kualifikohemi për në Botërorin 2026

Shumë vetëvrasje në Shqipëri, në janar – nëntor 2025, 104 raste

Fitoi finalen dhe bëri shqiponjën, sportisti shqiptar përjashtohet nga gara në shtetin fqinj

Kantautori i drejtohet një personi që e quan “shoqja e ngushtë”, që sipas tij, e ka akuzuar se po viktimizohet me deklaratat e tij.

Mumajesi, më tej, thotë se kurrë nuk ka konkuruar për kupa dhe për çmime ndërsa shprehet se kur i ka fituar ato ua ka dhënë njerëzve të rëndësishëm pasi i duket shumë pompozitet t’i mbaj në studion e tij.

“Më tha viktimë. Ashtu i jam dukur në sytë e saj, ose mbase është ndikuar nga të tjerët. Ajo më njeh dhe mesa duket ka harruar që unë 4 vitet e fundit kam kaluar një tmerr, një horror dhe prapë jam këtu, i viktimizuar sipas saj. Ka harruar që unë kam mohuar gjakun tim, apo këtu s’jam i viktimizuar.

Ka harruar që unë jam i vdekur për së gjalli, që më është drejtuar vdekja në një formë a një tjetër. Ka harruar që unë po të viktimizohesha do kisha dalë, por unë viktimizimin s’e bëj dot. Viktimizimi bëhet për një arsye, për të përfituar diçka. Unë s’jam as servil, as b**hë lëpirës, as pa dinjitet dhe e gjitha kjo ndarje që bëj me ju është për gjënë e fundit që kam: muzikën dhe dinjitetin. Prandaj të gjitha ngjarjet kanë ndodhur kështu.

Nuk jetoj dot klishe, bëj ca udhëtime dhe kthehu. Unë dhe pak para se të më ndodhte humbja e fundit (i referohet vdekjes së nënës), kam punuar dhe jam strapacuar. Qaja natën, ditën punoja. Sfidova veten në mënyrën më të gabuar. Unë kurrë nuk kam konkuruar për kupa, as për çmime. Nuk vë dot shpirtin tim në konkurim. Për çfarë? E vlerësoj shumë publikun dhe kur i pëlqejnë këngët, por nuk i mbaj kurrë kupat.

Jua kam dhënë njerëzve të mi të rëndësishëm sepse më duket shumë pompozitet t’i mbaj në studion time. Ky s’është viktimizim, është e kundërta. Më thuaj, shoqja ime ngushtë ti si do ndiheshe? Kur shihje që talleshin me kupat? Për vlerat që mbartin? Për këngën “Thjesht të du” që më bën të ndihem keq para dhe pas çdo dasme. Unë qaja para çdo dasme. Ajo këngë është histori, është krijesa ime. E pamundura ime më saktë. Si nga familja që më ka sjellë në jetë ashtu dhe për familjen që s’e kam ndërtuar dot vetë. Simbolin e jetës.” vazhdon Flori mes të tjerash.

https://youtu.be/flCSYYc-zHY
https://youtu.be/VcQ8CFwqk_M
albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta?

Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta?

22 December, 2025
Sylvinho: Do të bëj duet me Dua Lipën nëse kualifikohemi për në Botërorin 2026

Sylvinho: Do të bëj duet me Dua Lipën nëse kualifikohemi për në Botërorin 2026

22 December, 2025
Shumë vetëvrasje në Shqipëri, në janar – nëntor 2025, 104 raste

Shumë vetëvrasje në Shqipëri, në janar – nëntor 2025, 104 raste

22 December, 2025
Fitoi finalen dhe bëri shqiponjën, sportisti shqiptar përjashtohet nga gara në shtetin fqinj

Fitoi finalen dhe bëri shqiponjën, sportisti shqiptar përjashtohet nga gara në shtetin fqinj

22 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result