ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Festat e fundvitit, zbuloni 10 filmat më të mirë për t’u parë në atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri 5 hours ago
“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi 5 hours ago
Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së 5 hours ago
Pesë nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II – nga ekspozita e re mbretërore 5 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 5 hours ago
Next
Prev
Home Albania

‘Jam i zhytur në borxhe’, kapet në shtëpi bari shqiptari në Angli, tentoi të arratisej nga çatia

albnews by albnews
18 January, 2023
in Albania, UK
0
‘Jam i zhytur në borxhe’, kapet në shtëpi bari shqiptari në Angli, tentoi të arratisej nga çatia
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një shqiptar është arrestuar në Rhyl të Britanisë së Madhe pasi u kap duke rritur bimë kanabisi brenda shtëpisë. Sipas mediave britanike, droga kapte vlerën e 848 mijë paundëve.

Në momentin që policia ka bastisur shtëpinë e tij, Arnold Hazizi 30 vjeç është ngjitur në çati, por ka hedhur në tokë dy telefona celularë që kishin mesazhe të cilat e lidhnin atë me trafikantë droge.

RelatedPosts

Pesë nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II – nga ekspozita e re mbretërore

Titujt e Gazetave në UK

Berisha sulmon Bashën: Ish-kryetari i PD u mor me mua, jo me votën

Pasi u arrestua, Hazizi pranoi në sallën e gjyqit se kultivonte kanabis dhe gjykata e dënoi me 22 muaj burg. Ai kërkoi dhe azil nga shteti britanik, por gjykatësi tha se Hazizi do të deportohet në Shqipëri menjëherë pas përfundimit të dënimit.

Në dosjen e tij hetimore thuhet se Hazizi ishte i vetmi person që ndodhej brenda dhe tentoi të arratisej. U gjetën 1010 bimë kanabisi, 25 ventilatorë, 136 drita dhe një sistem vaditjeje. Vetëm pajisjet kushtonin rreth 12,000 £.

Është vlerësuar se Hazizi bashkë me një person tjetër kishin prodhuar muajt e fundit rreth 84 kg kanabis. Nëse do të shitej në kilogramë të plotë, kanabisi do të kishte vlerë midis 127,350 dhe 381,600 £. Nëse do të shitej me doza të vogla, kanabisi do të kishte vlerë midis 283,000 dhe 848,400 £

Në gjykatë Hazizi deklaroi se në Shqipëri kishte punuar në fermën e tij familjare, por për shkak të borxheve ishte detyruar të shkonte ilegalisht në Britaninë e Madhe. Ai pretendoi se qëndroi fillimisht te një mik i tij i quajtur Miri në Mançester dhe punoi për të. ‘Jam i zhytur në borxhe në Shqipëri’-tha Hazizi.

Të dhënat në telefonin e tij dëshmuan se ai kishte qenë në kontakt me një burrë të quajtur Nino për t’u kujdesur për bimët dhe madje e mësonte Ninon se si të kujdesej për bimët e tij të kanabisit.

Mes tyre kishte 1000 mesazhe. Nga të gjitha provat e gjetura rezultonte se Hazizi e kryente aktivitetin e paligjshëm për më shumë se 7 muaj para se të arrestohej.

Avokati i shqiptarit Simon Killeen tha se klienti i tij rrezikohet në Shqipëri sepse ka shumë borxhe. ‘Ai ka një grua, një fëmijë dhe prindërit atje. Erdhi në Angli në Janar të 2022-it. Rrezikohet në Shqipëri’-tha Killeen.

Gjykatësi tha se çështja e dëbimit u përket autoriteteve të tjera, por mendimi i tij është që i pandehuri të dëbohet në momentin e lirimit nga burgu.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Festat e fundvitit, zbuloni 10 filmat më të mirë për t’u parë në atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

Festat e fundvitit, zbuloni 10 filmat më të mirë për t’u parë në atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

27 December, 2025
“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi

“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi

27 December, 2025
Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së

Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së

27 December, 2025
Pesë nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II – nga ekspozita e re mbretërore

Pesë nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II – nga ekspozita e re mbretërore

27 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result