Kryeministri Edi Rama i ka thurur lavde sportistit Piro Dhima, gjatë një takimi në prani të homologut grek, Kyriakos Mitsotakis në Derviçan.
Gjatë fjalës së tij, Rama përshëndeti Dhimën, duke e quajtur ‘Spiro’, ndërsa theksoi se nuk kanë lënë gjë pa thënë për këtë të fundit, ndërsa në mbyllje e quajti veten; ‘tradhtar profesionist’.
“Përshëndetje Piro Dhimës. Ku je Spiro? S’kanë lënë gjë pa i thënë, por prapë siç thotë Niçja; Çfarë nuk të vret, të bën me të fortë. Unë si tradhtar profesionist të përshëndes.”, tha Rama.