ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Trump urdhëron nisjen e hetimeve për Fondacionin Soros 18 hours ago
Financial Times zbardh planin: Ja si do e drejtojë Tony Blair Gazën! 18 hours ago
Vetëm 10 italianë nga 61 nxënës në një shkollë fillore, plasin polemikat në Itali 18 hours ago
Zbulohen maskotat e Botërorit 2026 19 hours ago
Shqipëria, mes 10 vendeve që po përjetojnë tkurrje më të madhe të popullsisë në botë. Kosova, e para 19 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Jan Kukuzeli nga Durrësi, këngëtari dhe muzikanti më i madh i Kostandinopojës në shek.XI

albnews by albnews
1 October, 2021
in Albania
0
Jan Kukuzeli nga Durrësi, këngëtari dhe muzikanti më i madh i Kostandinopojës në shek.XI
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Jan Kukuzeli figurë e shquar e kulturës muzikore bizantine, me origjinë nga Durrësi. Lindi rreth viteve 1070-1075. U pranua në shkollën e pallatit perandorak në Kostandinopojë, ku u shqua si më i afti dhe u mbiquajt Kukuzeli.

Ishte drejtues i këngëtarëve antikë dhe maistor i kapelës perandorake, bëri emër si këngëtari dhe muzikanti më i madh i Kostandinopojës në shek.XI. Pasi ra në kontradiktë me perandorin e Bizantit, u vendos në malin Athos në manastirin Laura e Madhe, ku u morr me studime muzikore.

RelatedPosts

Ministrja ekuadoriane flet për mafien shqiptare në OKB

Djali i tij humbi jetën në aksidentin me tren në Greqi, pranohet kërkesa e Pano Ruçit për zhvarrosjen e trupit të të birit: Kjo nuk është…

‘Do i ‘shuaj’ burrat e fisit Lleshi’ – Saga e hakmarrjes së Aurel Hoxhës për djegien e vëllait në Angli…deri në ekzekutimin në burg të vrasësit

Jan Kukuzeli krijoi sistemin e shkrimit muzikor, i quajtur shkrimi kukuzelik. Notacioni muzikor i tij u përdor për afro disa shekuj në muzikën kishtare. Kukuzeli ishte edhe pedagog, poet e himnograf; shkroi disa vepra didaskalike të rëndësishme për historinë e muzikës.

Vatikani: Këngëtari ëngjëllor, Jan Kukuzeli

Duke vizituar manastirin e Ardenicës, nuk mund të mos ndalohemi para ikonës, që na njeh me një nga murgjërit e muzikantët më të shquar të shekullit XIII-XIV, Jan Kukuzelin: shenjtor, himnograf, mjeshtër dhe teoricien i muzikës kishtare bizantine. E të mos kujtojmë jetën dhe veprën e tij mahnitëse! Të papërsëritshme. Edhe pse e dimë  sa vlerë ka muzika në Kishë, shkruan radio Vatikani.

 “Kush këndon, lutet dy herë” – na kujton Shën Agostini.  E Jan Kukuzeli ishte mjeshtër i madh i këngës. Ata, që patën fatin ta dëgjojnë duke kënduar në Bazilikën e famshme të Shën Sofisë, nuk do ta harronin kurrë emocionin deri në lot,  ngjallur nga kënga e tij, që ta lartonte shpirtin në qiell.

Të shumtë, ata që shkruan për të – historianë, filologë, muzikologë – nga Lindja e nga Perëndimi, të huaj e vendas. Për të u shkrua më shumë se për çdo kompozitor kishtar të kohës. Veprat e tij, në dorëshkrime, janë thesare të shek. XIV. Ndaj Kisha Ortodokse e nderon si shenjtor dhe e feston më 1 tetor. Portetin e tij e pamë, në emisionin e kaluar, ndërmjet ikonave të Ardenicës, po mund ta sodisim edhe në një mori miniaturash, afreskesh e dhe pikturash murale në Greqi, Bullgari, Serbi, Moskë, Munih etj. etj. E shumë kore kishtare në botë, mbajnë emrin e tij.

Madhështi e përvujtë

Madhështi e përvujtë – këto dy fjalë përmbledhin gjithë jetën e muzikantit të madh, që ishte edhe këngëtar i madh, aq sa meritoi epitetin “Angjelofon” – “Këngëtar ëngjëllor”.

Jani, lindi ndërmjet shek. XII-XIII në Durrës, qytet-port kozmopolit, aso kohe nën zotërimin bizantin. Jetim nga i ati, e ëma ia besoi mësuesve më të mirë të asaj kohe, sepse fëmija dallohej për zgjuarsi të rrallë, për zërin engjëllor dhe për talent të madh muzikor.

Pikërisht ai zë e çoi në Kostandinopojë, në kryeqytetin e perandorisë, për të studiuar dhe për të kënduar në oborrin perandorak. Shpejt u emërua drejtues i veprimtarive muzikore të kryeqytetit, me titullin Mjeshtër! Për zërin e mahnitshëm nisën ta quajnë “zëri engjëllor”. Kur këndonte në kishën e Shën Sofisë, emrin e së cilës e kemi kujtuar aq shpesh këto ditë, mblidheshin të gjithë për ta dëgjuar dhe, të prekur nga ai zë, fillonin të qanin me ngashërim.

Larg oborrit mbretëror

Po artisti i madh nuk e donte aspak madhështinë. Në kërkim të jetës asketike, aq të dashur për të, iku fshehurazi nga Kostandinopoja e u strehua në Malin e Shenjtë, në Atosin e manastireve e të murgjërve, ku nuk shkel kurrë këmbë femre… E pikërisht në Manastrin e Lavrës. Në fillim, asnjeri nuk u kujtua kush ishte. E çuan të kullosë dhentë. E zëri i tij engjëllor nisi të kumbonte në gjirin e blertë të pyjeve, pranë gurrave, derisa më në fund u kujtuan kush fshihej nën zhgunin e vrazhdë të murgut bari!

Një  ditë, kur kulloste dhitë në një vend të shkretë, duke menduar se ishte vetëm, nisi të këndonte një himn kushtuar Hyjlindëses Mari. Një asket, që banonte aty pranë, e dëgjoi dhe i mahnitur nga bukuria e këngës,  e cila i kish magjepsur deri kafshët, që lanë kullotën, për të shijuar zërin engjëllor shkoi tek igumeni i Lavrës së Madhe. Ai e thirri bariun dhe e detyroi të tregonte të vërtetën. Jani iu lut ta mbante në manastir e të mos ta dorëzonte tek perandori, sepse donte më shumë jetën murgare, sesa jetën e oborrit.

Igumeni e pranoi dhe i besoi drejtimin e korit të kishës qendrore të manastirit. Për më tepër u nis për në Konstandinopojë për ta takuar perandorin, të cilit i kërkoi ta falte Këngëtarin e tij ëngjëllor, që kish lindur për t’i kënduar Krishtit, Shën Mërisë, shenjtorëve – jo perandorëve! Monarku e la të lirë, e ai vijoi të jetojë në qelinë e tij të murgut me muzikën e me këngën e tij, derisa shkoi t’i këndojë lumninë të Tejetlartit, në korin e engjëjve!

Image
albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Trump urdhëron nisjen e hetimeve për Fondacionin Soros

Trump urdhëron nisjen e hetimeve për Fondacionin Soros

26 September, 2025
Financial Times zbardh planin: Ja si do e drejtojë Tony Blair Gazën!

Financial Times zbardh planin: Ja si do e drejtojë Tony Blair Gazën!

26 September, 2025
Vetëm 10 italianë nga 61 nxënës në një shkollë fillore, plasin polemikat në Itali

Vetëm 10 italianë nga 61 nxënës në një shkollë fillore, plasin polemikat në Itali

26 September, 2025
Zbulohen maskotat e Botërorit 2026

Zbulohen maskotat e Botërorit 2026

26 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result