Jandrokoviç: Kroacia e interesuar për integrimin e vendeve fqinje në BE

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Është në interesin e Kroacisë që vendet fqinje të saj të  kenë një perspektivë të qartë të anëtarësimit në BE, kryesisht për arsye sigurie, deklaroi kryetari i parlamentit kroat, Gordan Jandrokoviç në Bruksel.

Si kryetar i parlamentit të vendit që kryeson aktualisht BE-në, Jadrokoviç mori pjesë në një takim të raportuesve parlamentarë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli.

”Si një vend fqinj, Kroacia është shumë e interesuar në perspektivat e këtyre vendeve për t’u anëtarësuar në BE”, tha Jandrokovic pas takimit.

”Kroacia do të japë një kontribut të madh, ndërkohë që vendet kandidate duhet të pranojnë vlerat e BE-së, të sigurojnë sundimin e shtetit të së drejtës dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të pakicave si edhe të zgjidhin çështje të pazgjidhura bilaterale’’, shtoi ai.

Ai tha se samiti I BE-së për Ballkanin Perëndimor që do të mbahet në Zagreb në muajin maj duhet të dërgojë një mesazh të qartë se “BE paguan për të zbatuar reformat për sigurinë e qytetarëve të saj, stabilitetin dhe standardet e jetesës, dhe për ne si fqinj të këtyre vendeve, kjo është shumë e rëndësishme për arsye sigurie”.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë duke pritur nisjen e bisedimeve për pranimin në BE, ndërsa Bosnje-Hercegovina është në pritje për marrjen e statusit të vendit kandidat.

Kosova ka nënshkruar një MSA, por ende nuk ka paraqitur një kërkesë për anëtarësim./

Share This Article