Vazhdon procesi i regjistrimit të diasporës në Maqedoninë e Veriut.
Deri sot, në ora 08:00 janë regjistruar 143755 mërgimtarë, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.
Regjistrimi që pritet të përfundojë më 21 prill, realizohet nëpërmjet ueb faqes: https://census.stat.gov.mk/
Të drejtë për regjistrim kanë të gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut dhe që jetojnë jashtë territorit të saj.
Nga ana tjetër, regjistrimi në vend do të realizohet nga 1 prilli.
Opozita ka vazhduar thirrjet për anulim, megjithatë, autoritetet në disa raste kanë deklaruar se regjistrimi do të vazhdojë.