ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Statistikat Tirana-Teuta, bilanci i rivalitetit mes dy skuadrave të Superiores të një dekade 8 hours ago
VIDEO/ Shembet ballkoni dhe përfundon në trotuar, shihni si shpëton mrekullisht gruaja 8 hours ago
Denoncimi i Berishës: Edi Rama do vendosë gjoba prej 30 mijë deri në 40 mijë euro për qytetarët ose bizneset që hedhin mbeturina 8 hours ago
Kushtetuesja vendos: Lista Serbe ka të drejtën të propozojë nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës 8 hours ago
‘Një nga gjërat më të mëdha’ – Inovatorët e artit të Nigerisë në ekspozitë në Londër 8 hours ago
Next
Prev
Home Albania

“Janë të diskredituar totalisht, janë bërë si hudhra”, Rama udhëzon gratë për zgjedhjet: Turruni burrë më burrë, koka mbrapa, çelësi mbyllur brenda

albnews by albnews
1 May, 2023
in Albania
0
“Janë të diskredituar totalisht, janë bërë si hudhra”, Rama udhëzon gratë për zgjedhjet: Turruni burrë më burrë, koka mbrapa, çelësi mbyllur brenda
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri Edi Rama çeli sot fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 majit në Pogradec, ku prezantoi, për të kandiduar për një tjetër mandat, kryebashkiakun aktual Ilir Xhakolli.

Rama i ka kërkuar grave, burrat e të cilave janë mbështetës të opozitës, që t’i mbyllin ata në shtëpi në ditën e votimit.

RelatedPosts

Shqiptarët e burgosur në Belgjikë, pritet marrëveshje mbi transferimin e tyre në Shqipëri

Rama me kryebashkiakun Adams: Po punojmë për fluturime direkte me Nju-Jorkun

Kishte fshehur 10 kg heroinë nën sediljen e fëmijës, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

Rama shtoi se opozita kërkon t’i fitojnë bashkitë për t’i përdorur si “kështjella rezistence” ndaj qeverisë dhe për të nxjerrë qytetarët në protesta e për të thënë “Rama ik”.

“Kemi një projekt që do ta transformojë Pogradecin, njësoj siç Lungomare transformoi Vlorën. 38 mijë lekë ishte edhe parashikimi i tyre për pagën minimale deri në vitin 2025. Nuk do e quajmë detyrën të përmbushur pa e çuar pagën minimale në 600 euro. Natyrisht, rritja e madhe e pagave, do të na japë më shumë contribute shoqërore dhe do i mbështesim më shumë pensionistët tanë. Do vazhdojmë të mos lëmë rast dhe momenti pa iu shërbyer dhe pa shpërblyer më shumë pensionistët. Këto zgjedhje e kemi shumë të thjeshtë.

Duhet të vendosim në 14 maj se kë do të marrim në punë, për të qëndruar në krye të punëve. Këtu i kishit në krye të bashkisë, mbeti bashkia e Pogradecit si jetime, në krahasim me bashkitë e tjera që ecën shumë përpara. Nuk ka një shembull në bashkitë e vendit, që të tregojë se po u’a dhe atyre drejtimin mund të bëjnë ndryshime. Ne e kemi në gjak, e kemi në kulturën e punës, e kemi pjesë të pandashme të arsyes se përse merremi me politikë. Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi. Ata sot që nga 92-shi drejtojnë Shkodrën dhe Shkodra është e vetmja bashki që kazanët mbulohen nga plehrat. Ndërkohë që sot bashkitë e tjera janë të pastra.

Ata nuk ndërrojnë dot një llampë, ju pëlqen errësira, ju pëlqen pisllëku. Ju pëlqejnë ndërtimet pa leje. Do i kërkoja grave këtu që i kanë burrat me mendjen mbrapsht, që t’i mbyllin burrat në shtëpi në 14 maj. Këto janë zgjedhje sesi do të jetë rruga kur të dalim nga shtëpia. Po rrugët do vijojnë të jenë të ndriçuara, që kur vajzat të kthehen në shtëpi natën, familjarët të mos rrinë me ankth se mos i ha ujku?”, tha Rama.

Sipas tij, vota e zgjedhjes së kryetarit të bashkisë është vajtja në pazar të blesh kalin e të tërheqësh karrocën.

“Gomari është personalitet, ka mbajtur Perëndinë mbi shpinë. Për më tepër sot, le ta themi se janë në ditën më të keqe, janë të diskredituar totalisht, nuk i do njeri t’i shohë me sy. Lufta e tyre për të fituar ndonjë bashki tek-tuk është për t’i mbajtur peng dhe për të paguar autobusët të nxjerrin njerëzit që të thonë ‘Rama ik’ atje. Edhe unë këtu jam.

Unë do iki kur ta vendosim bashkë, por jo kur thonë ata Rama ik. Ata për mua janë bërë si hudhra, jam në rregull unë me ata. Problemi është se nuk merren të futen nëpër bashkira. Se për hudhra mirë, shyqyr që i kemi. Kështu miqtë e mi. Ju falënderoj shumë dhe kam shumë besim, më 14 maj kam besim te gratë. Burrat të na japin atë votën e tyre, faleminderit shumë dhe të vazhdojnë të luajnë dhe të kuvendojnë. Gratë mund të na japin shumë më tepër se votën e tyre dhe unë jam i bindur se do të na japin. Kështu që…dhe nëse ndonjë nga ato shoqet a zonjat, quajini si të doni që kanë burrat me mendjen mbrapa…ju thonë ‘po s’kam ç’i bëj burrit se është i djathtë’, thojini, por mirë si do dal unë nga shtëpia, do marrësh rrugën, do mbash radhë që të votosh Like floririn? Si? Se dhe atë tjetrin, hajt më s’e ke farë në fletën e votimit. Ai ka ik nga fleta e votimit. Nën sqetullën e Like floririt. Ja ku u katandis partia e madhe. Aman o Like na merr me vete! Kështu që gratë e kuptojnë mirë këtë punë. Tani turruni nëpër gjitone, burrë më burrë, koka mbrapa, çelësi mbyllur brenda”, u shpreh Rama.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Statistikat Tirana-Teuta, bilanci i rivalitetit mes dy skuadrave të Superiores të një dekade

Statistikat Tirana-Teuta, bilanci i rivalitetit mes dy skuadrave të Superiores të një dekade

8 October, 2025
VIDEO/ Shembet ballkoni dhe përfundon në trotuar, shihni si shpëton mrekullisht gruaja

VIDEO/ Shembet ballkoni dhe përfundon në trotuar, shihni si shpëton mrekullisht gruaja

8 October, 2025
Denoncimi i Berishës: Edi Rama do vendosë gjoba prej 30 mijë deri në 40 mijë euro për qytetarët ose bizneset që hedhin mbeturina

Denoncimi i Berishës: Edi Rama do vendosë gjoba prej 30 mijë deri në 40 mijë euro për qytetarët ose bizneset që hedhin mbeturina

8 October, 2025
Kushtetuesja vendos: Lista Serbe ka të drejtën të propozojë nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës

Kushtetuesja vendos: Lista Serbe ka të drejtën të propozojë nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës

8 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result