Januzaj mund të kalojë te Evertoni, nëse ky klube e shet talentin e madh

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Evertoni që e ka nisur keq sezonin e ri në Ligën Premier, mund të mbetet pa talentin 21-vjeçar Anthony Gordon, ndërsa ai mund të zëvendësohet nga Adnan Januzaj.

Anglezi Gordon është objektiv i Chelseat, me Blutë e Londrës që janë të gatshëm të shpenzojnë një shumë prej 50 milionë funte (58 milionë euro) për sulmuesin e ri anësor.

Evertoni ka piketuar zëvendësuesin e 21-vjeçarit në rast se Gordon do të largohet. Bëhet fjalë për shqiptarin Adnan Januzajn.

Ai është aktualisht lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Real Sociedadin skadoi në fundin e sezonit.

Në rast se lojtari shqiptar do të transferohet tek Evertoni, do të jetë eksperienca e tij e tretë në Angli, pasi më parë ka luajtur me Manchester United dhe Sunderland.

Januzaj që prej vitit 2017 ishte pjesë e Real Sociedadit dhe në La Liga në total ka zhvilluar 132 ndeshje.

Rrugën e rrjetës e ka gjetur shumë pak, pasi në total ka shënuar vetëm 14 gola.

Share This Article